Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shaip Shalës i dëmtohen pajisjet elektrike në dyqan, kërkon kompensim nga KEDS-i

Shaip Shala nga fshati Trudë i Komunës së Prishtinës po pretendon që mos ndreqja e rrjetit elektrik i ka shkaktuar dëme në biznesin e tij të vogël. Ai madje ka paralajmëruar se do të ngritë padi nëse këto dëme nuk ia paguan KEDS-i.

Shala, i cili bashkë me familjen e tij jeton nga një dyqan i vogël, ankohet se e ka problem të rregullojë pajisjet elektrike të cilat iu kanë djegur si pasojë e përpjekjeve të telave të rrymës, derisa një gjë e tillë po i sjellë probleme në zhvillimin e biznesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Neve na ka djegur dy frizat e kokakolës, na i ka djegur frizin e akulloreve, na ka djegur frizin e mishrave në ketë lokal. Për në shtëpi kam arrit ta ndali, se këtu i dul tymi, ndërsa të shtëpia i kam ndal, s’më ka djeg. Unë nuk e di çka mendon ky KEK, na i bjen faturat thua që është lokal i madh këtu, 60 euro, po e shihni, 23 metra katror i ka kjo, 60 euro rrymë. Ne jemi duke ua paguar rrymën edhe serbëve të veriut dhe Graçanicës, se atyre nuk guxojnë me shku me iu than KEDS-i qitni parët, por neve...”, tha Shala.

Sipas tij, era e madhe ka pështjellur telat, duke djegur pajisjet elektrike në lokal, ndërsa thekson të jetë ankuar edhe në KEK, por që ende askush nga ta nuk ka dalë në terren që të kontrollojë gjendjen.

Shala thotë se janë mbi 300 euro dëme të shkaktuara, derisa nuk mund t’i rregullojë me fitimet që ka nga biznesi i vogël. Ai thotë se nëse nuk kompensohen, do ta dërgojë këtë çështje në gjyq përmes avokatit.

KosovaPress ka kontaktuar gjatë vikendit me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se është jashtë vendit dhe se përgjigje mund të jap tek të hënën.