Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Ballkani ende është peng i narrativëve të luftës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ende ka hendek mes komuniteteve në Kosovë. Ai tha se ndasitë që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë.

Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën Thaçi tha se Ballkani ende është peng i narrativëve të luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas presidentit, shoqëria kosovare nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa shërimin e të kaluarës.

Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta, e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja.

Thaçi tha se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë, por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit. Ai tha se e vërteta do të zbulohet për të gjithë, sado e hidhur mund të jetë ajo.

Thaçi tha se pajtimi nuk mund të bëhet mbi harresën e të kaluarës. Këtu, tha presidenti, është fjala për pajtim të brendshëm dhe jo zëvendësim të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.