Arbëri

Vazhdon tradita e patrullimeve të përbashkëta të policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Tradita e patrullimit të përbashkët e Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka vazhduar edhe këtë vit.

Zyrtarë policorë të të dy shteteve kanë thënë se patrullimi i përbashkët gjatë shtatë viteve të fundit, është realizuar me sukses dhe ai po ndikon që të ketë më shumë siguri në rrugë, raporton KTV.

Skënder Ismaili, shef i sektorit të sigurisë rrugore në Drejtorinë e policisë së Shtetit shqiptar, ka thënë se si pasojë e bashkëpunimit ndërmjet dy policive gjatë viteve të fundit ka pasur rënie të numrit të aksidenteve në sezonin veror në rrugët e Shqipërisë.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se do të ketë ndëshkime për shkelësit e rregullave në komunikacion.