Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi në Bruksel, LDK e akuzon për tentim të udhëheqjes së dialogut për interesa personale

Kur ende mbetet i paqartë niveli i bisedimeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një takim i radhës i presidentëve të dy vendeve është paralajmëruar se do të zhvillohet të hënën.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq do të kenë një takim joformal me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si dhe rreth zhvillimeve më të gjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e shërbimit të jashtëm të BE-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, përpjekjet jokushtetuese të presidentit Thaçi që të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, sipas LDK-së me synim të realizimit të interesave të tij personale.

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar partitë politike të kundërshtojnë këtë veprim të Thaçit.