Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi thotë të ketë folur me Hoyt Yeen për dialogun e formimin e institucioneve


Presidenti Hashim Thaçi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare, “Dubrovnik Forum“, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentit, në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin të lira, fer dhe demokratike, duke përmbushur standardet më të larta demokratike.

“Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaçi në njoftimin zyrtar të Presidencës.

Presidenti ka ritheksuar se Kosova, bashkë me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe NATO-n, do të transformojnë FSK-në në ushtri të Kosovës nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është në zbatim e sipër.

Lidhur me dialogun, presidenti ka thënë se Kosova është i interesuar për një dinamikë të re në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.