Kryesia e AKR-së në mbledhjen që ka mbajtur të premten, ka vendosur që t’i qëndrojë besnik koalicionit me LDK-në.
Këtë vendim të AKR-së, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar nënkryetari, Agim Bahtiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryesia e AKR-së ka marrë vendim që t’i qëndrojë besnik koalicionit me LDK-në dhe në asnjë formë të mos lidh koalicion me PAN-in. Por ne do të shikojmë përpara dhe do të japim kontributin tonë, për shtyrjen e proceseve përpara në drejtim të formimit të Qeverisë”, ka thënë Bahtiri.
Ndryshe, koalicioni LDK-AKR ka 29 deputetë, e që së bashku me VV-në i bëjnë gjithsej 61 deputetë, që është shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.