Me ngritjen e temperaturave, është rritur dhe numri i pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. E më të rrezikuarit nga këto temperatura, mbeten fëmijët si dhe personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, ato kardiovaskulare dhe të sistemit respirator.
Avdush Bajgora, reanimator në Qendrën Emergjente, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thotë për KosovaPress, se klima tropikale që po mbizotëron në vendin tonë, ka bërë që numri i pacientëve të rritet dukshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ Kohëve të fundit në vendin tonë dominojnë klima tropikale, gjë që ka ndikuar dukshëm në shtimin e pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrën emergjente si rezultat i këtyre temperaturave tropikale. Zakonisht pacientët të cilët kërkojnë ndihmë janë pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, siç janë ato të sistemit respirator të sistemit kardiovaskular , të sistemit të veshkave.
Ai ka shtuar se në mesin e tyre ka edhe shumë fëmijë.
“Të gjithë këtyre personave, iu rekomandojmë që prej orës 10 deri në orën 17:00 pasdite, që të qëndrojnë në vende të freskëta”.
Bajgora ka thënë se ka raste të shumta prej punëtorëve që punojnë në ndërtimtari dhe marrin sulme të forta.
“Viteve të kaluara kemi pasur raste që punëtorët që punojnë në lartësi, si rezultat i temperaturave dhe humbjes momentale të ekuilibrit kanë përfunduar me fatalitet”, tha ai.
Bajgora thotë se Qendra Emergjente si gjithmonë është e përgatitur, për një fluks më të madh të pacientëve, si pasojë e temperaturave të larta, të cilat do të jenë edhe në ditët në vazhdim. Ndërsa apelon që qytetarët në këto temperatura përveç shmangies nga dielli, të përdorin sa më shumë lëngje.
“Qendra emergjente, si çdo herë jemi të përgatitur dhe me një staf mjaftë stabil, që tu ofrojmë ndihmë gjithë atyre të cilët kërkojnë ndihmën tonë...Sa më tepër përdorimin e lëngjeve dhe qëndrimit në ambiente të freskëta”, tha ai.
Ndryshe temperaturat e larta, pritet ta përshkojnë vendin edhe ditën e shtunë, ku temperaturat pritet të kalojnë mbi 40 gradë celsius. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është e përgatitur për ditën e nesërme. Komuna do të vendosë dy cisterna me ujë në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Skënderbeu” ndërsa bën thirrje te qytetarët që gjatë ditës mos të dalin në diell.