Kandidatët e subjekteve politike kanë bërë 65 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Me së shumti ankesa në PZAP kanë parashtruar kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsej 22 ankesa, derisa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se kandidatët e subjekteve politike kanë paraqitur brenda afatit prej 24 orëve, 65 ankesa. Derisa, sipas afatit ligjor, PZAP-ja, brenda 72 orëve është e obliguar t’iu kthejë përgjigje të gjithë ankuesve.
Nga ato ankesa kanë arritur t’i shohin, Desku tha se kandidatët që janë ankuar pretendojnë se nuk u janë numëruar mirë votat, pasi u janë vendosur dikujt tjetër votat e tyre.
“Po ne tani nuk mund të flasim për përmbajtjen e këtyre ankesave, sepse paneli do t’i marrë do t’i shqyrtojë, trajtojë, do t’i krahasojë dëshmitë dhe mbi bazën ankimore, mbi bazën e dëshmive do të marrë hapat apo veprimet ligjore për t’iu përgjigjur apo për t’iu dhënë vendime të gjithë atyre ankuesve në pretendimet ankimore, por kryesisht disa që kemi arritur t’i shikojmë ato pretendime ankimore, kanë të bëjnë me pasaktësinë apo lëshimet që janë bërë nga anëtarët e KVV-së, Këshillave të Vendvotimeve që nuk i kanë regjistruar votat e kandidatëve në mënyrë të duhur, në atë kuptim që nuk ia kanë regjistruar votat atij kandidati i cili është votuar, por votat e tij i janë regjistruar një kandidati tjetër”, theksoi ai.
Pas dhënies së vendimeve nga PZAP-ja, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesë edhe në Gjykatën Supreme, ndaj vendimeve të PZAP-së.
Po ashtu, edhe Supremja ka në dispozicion 72 orë për të shqyrtuar dhe për të marrë vendim ndaj këtyre ankesave, nëse do të ketë.
Sipas Deskut, pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave nga PZAP-ja dhe eventualisht Gjykata Supreme, atëherë KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.