Lista Serbe paralajmëron mos njohjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovës, nëse Paneli zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave nuk pranon kërkesën e tyre për rishqyrtimin listave zgjedhore në disa komuna me shumicë serbe.
Ish-shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq ka thënë se ekzistojnë gabime të vërteta dhe dështim i madh gjatë mbledhjes së rezultateve për deputete e partisë së tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se shumë kandidatëve nuk u janë regjistruar numri i saktë i votave në KQZ. Ndërsa thotë se ka dëshmi të bazuar se në komunat Viti, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë është konfirmuar gabimisht gjendja dhe është bërë lëshim i madh në futjen e rezultateve të sakta.
Sipas tij nëse PZAP nuk e merr parasysh ankesën dhe sjell vendim negativ atëherë kjo parti ka mundësi mos të shqyrtojë vendimin për pjesëmarrje dhe njohjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve që u mbajtën me 11 qershor.
