Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u shpall sot “Qytetar Nderi i Mitrovicës”.
Ky titull iu dha sot gjatë një seance solemne nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin e dhënë për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rastin e shpalljes Qytetar Nderi, Rama tha se ndjehet i privilegjuar tejmase që qyteti i Mitrovicës e nderon .
"Jam i lumtur dhe i privilegjuar që qyteti i Mitrovicës më ka bërë këtë nder, ndërsa falënderoj familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët më mbështetën gjatë por edhe pas luftës", ka thënë mes tjerash Rama.