Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Certifikohen 8 profesionistë për mbikëqyrjen e sigurisë në punë

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kanë ndarë certifikata për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë.

Fillimisht janë ndarë 8 certifikata për punonjës të kompanive private, të cilët do të kujdesen në kompani për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abrashi ka thënë se kjo do të ndikojë në rritje të vetëdijes dhe do të lehtësojë shumë punën e Inspektoratit.

“Po mendoj që është një ditë e mirë , më shumë në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme në Kosovë për sigurinë dhe të drejtave të punëtorëve në punë. Ka të bëjë me certifikimin e punëtoreve dhe personave adekuatë në kuadër të kompanive më të mëdha, të cilët do të marrin përsipër një barrë, në këtë rast mbikëqyrjen e sigurisë në punë. Kjo do të lehtësojë punën e Inspektoratit në përgjithësi, por edhe do ta ndihmojë Inspektoratin me përvojat të cilat ju mund t’i merrni nëpër ato kompani se si këta të ndryshojnë rregullativen ligjore në të ardhmen“, tha Abrashi.

Sipas tij kjo është një risi që po ndodh dhe krejt kjo ka për qëllim që të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit. Në anën tjetër kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se kjo është e paraparë edhe me ligjin për Siguri dhe Shëndet.

“Me ligjin për siguri dhe shëndet në punë është e paraparë që secila kompani që i ka mbi 50 punëtorë është i obliguar që ta ketë një person që kujdeset për çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë brenda kompanisë. Deri tani kompania ka mundur të autorizojç këndo qoftë , kryesorja të ketë një person përgjegjës. Ndërsa prej këtij momenti, këtë ne e kemi paraparë me ligjin për siguri dhe shëndet në punë, por kushtet nuk na kanë mundësuar që të vazhdohet me këtë proces. Këta janë pionierë, mund t’i quajmë lirisht pionierë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe tash kompania është e obliguar që të dërgojë një punëtor që duhet të profesionalizohet, certifikohet. Ne po besojmë që këta e mbërrijnë një nivel një standard të caktuar të njohurive nga siguria dhe shëndeti në punë . Dhe kur t’i nënshtrohen këtij provimi atëherëë ata konsiderohen profesionistë”, tha Ibrahimi.