Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 24 korrik Meta betohet si president i Shqipërisë

Presidenti në detyrë, Bujar Nishani, ka dekretuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare më 24 korrik, për ceremoninë e betimit të pasaardhësit të tij, Ilir Meta.

Dekreti i firmosur nga Nishani është bërë publik sot nga zyra e Presidencës. Meta u zgjodh president më 28 prill, në kohën e një krize politike në Shqipëri, ku opozita ishte në çadër, dhe nuk u përfshi në votimin për presidentin e ri. Meta bëhet presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo