Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet pa afat mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore nuk do të fillojë nga nesër [1 korrik] ashtu siç ishte paraparë, por është shtyrë deri në një afat tjetër.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, para kabinetit qeveritar ka folur për mbledhjen e premiumeve ku ka thënë se kanë adoptuar planin e mbledhjes se premiumeve, raporton Ekonomia Online.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kërkuar që mbledhja e këtyre premiumeve të shtyhet deri në planin e veprimit kur ato të jenë të gatshme.

Edhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se data e fillimit të mbledhjes së premiumeve duhet të përcaktohet nga Kuvendi.

Ai ka thënë se nga nesër që është paraparë të fillon dhënia e premiumeve është shtyrë deri në një afat tjetër.

Nga korriku i këtij viti ishte pritur që të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Kështu, gjithë të punësuarit do të marrin nga 3,5 për qind rrogë më të vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguhen nga punëdhënësi.

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.