“Alternativa” mbështet fuqishëm një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas kryetares, Mimoza Kusari – Lila, ky subjekt ka treguar deri tash mjaftueshëm pjekuri dhe ka ardhur koha që të marrin përgjegjësi.
Ajo në Rubikon të KTV-së ka thënë se ka mendim ndryshe nga udhëheqësit e të dy partive, LDK e LVV, që kusht primar kanë postin e kryeministrit.
“Kam mendim tjetër nga të dy udhëheqësit e partive. Kokëfortësia për emrat e kryeministrit apo çfarëdo posti udhëheqës e ka sjellë vendin në këtë situatë”, ka thënë ajo.
“Alternativa është që të ulen udhëheqësit e koalicionit LDK AKR Al dhe LVV dhe të ketë një dakordim. Së pari në pikat qeverisëse, pastaj bartësit... Nëse primare janë vetëm emrat e individëve por jo programi atëherë me të vërtetë ballafaqohemi me situatat që e ka sjellë Kosovën në këtë pikë që jemi sot”, ka thënë Kusari.
Edhe
Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president
Tutje, Kusari – Lila ka thënë se të dy kandidatët si Avdullah Hoti, si Albin Kurti janë me kredibilitet, por primare mbetet përafrimi i programit.
“Si individë janë të dytë me kredibilitet por që jo me çdo kusht për shkak se duhet të shikohet programi”, ka thënë ajo. “Besoj që ka ardh koha që Lëvizja Vetëvendosje të jetë në qeverisje. Tash është koha të marrin përgjegjësi. Jam në mbështetje të plotë që të marrin pjesë në qeveri”.
-
Kusari-Lila paralajmëron diskutime me partitë për presidentin
-
Kusari-Lila i qëndron besnike VV-së, s’e mohon as shkrirjen e Alternativës në të
-
Kusari-Lila: VV-ja nuk pranoi subjektivitetin e Alternativës, garojmë të vetëm
-
Alternativa kishte folur edhe me VV-në para se të vendoste për koalicion me LDK-në