Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila thotë se nuk dinte asgjë për koalicionin PDK-AKR, kërkon të mos bëhet kontrabandë me deputetë

Si nënkryetare e AKR-së atëkohë, Mimoza Kusari – Lila përveç që nuk ishte për një koalicion me PDK-në, ajo as që ishte e informuar për të.

Ajo në Rubikon të KTV-së madje tha se kur e pyeti kryetarin Behgjet Pacolli, ky i fundit nuk e pranoj se ekzistonte një marrëveshje e tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk kam qenë as e informuar, në fakt kam marrë vesh prej mediave. Një gazetare më ka pyetur se cili është mendimi im dhe i kam thënë që duhet t’i jap përgjigje më vonë. Kam folur me kryetarin e AKR-së dhe më ka thënë që ende nuk ka përgjigje”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdon t’i qëndroj prapa refuzimit për një partneritet të mundshëm me koalicionin PAN.

“Nuk ka liderë të partive të tjera, të paktën dihet në vendet demokratike, që marrin deputetë tjerë, kontrabandë deputetësh. Nuk është as e drejtë për deputetë që kanë garuar në lista tjera. Deri tash i kanë ato vota sepse kanë garuar për një program”, ka thënë Kusari Lila.