Me datë 28.06.2017 në ambientet e fabrikës M&Sillosi ishte për vizite një delegacion nga shteti i Iowa-s, SHBA, i udhëhequr nga gjenerali, Tim Orr.
Me rastin e kësaj vizite ky delegacion u informua për së afërmi me aktivitetet afariste në përgjithësi dhe të mullirit M&SILLOSI në veçanti dhe si përfundim u morën vesh në parim që të vazhdojmë me bashkëpunim në sfera të ndryshme biznesore e sidomos u pa e udhës të bashkëpunohet në sektorin e agro-kulturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë shpejti një delegacion nga Devolli Corporation do të vizitojë shtetin e Iowa-s ku do të fillohet iniciativa e hapjes së një kafiterie Prince Coffee Shop dhe do të eksplorohen mundësit e shkëmbimit të praktikave më të mira të agro-kulturës me theks të veçantë në grurë dhe përpunimit të miellit, iniciativë që u përkrah edhe u mirëprit edhe nga ana e gjeneralit Orr .
Njëkohësisht Gjenerali Orr ofroi bashkëpunim dhe gjithë mbështetjen e tij që në të ardhmen vizita e delegacionit të Devolli Corporation të rezultojë me sukses të ndërsjellë.
{gallery}