Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrat që dështuan të bëhen deputetë

Foto: Driton Paçarada / KD

Së paku katër ministra dhe një zëvendëskryeministër nga qeverisja e fundit PDK-LDK nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit dështuan Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami dhe Edita Tahiri nga koalicioni PAN, ndërsa Skënder Hyseni dhe Haki Demolli nga koalicioni LAA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajredin Kuç,i si zëvendëskryeministër në detyrë, mori vetëm 7986 vota.

Arsim Bajrami, ministër në detyrë i Arsimit, ka marrë 8341 vota.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, mori vetëm 3847 vota.

Skënder Hyseni, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka marrë vetëm 2068 vota.

Haki Demolli, ministër në detyrë i FSK-së, mori 6880