Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti sot komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Timothy Orr.
Demolli falënderoi gjeneralin Orr për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka treguar në vazhdimësi Garda e Ajovës për FSK-në, si dhe në veçanti e falënderoi gjeneralin për gatishmërinë e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana e tij, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr u shpreh se vlerëson lart profesionalizmin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së, duke e siguruar ministrin se mbështetja për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.
Gjithashtu, gjenerali amerikan shprehu përkrahjen e tij për FSK-në edhe lidhur ma hapat që ajo ka ndërmarrë për integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në radhët e saj, gjë të cilën edhe është duke e bërë me mjaft sukses sidomos në vitet e fundit.
Gjenerali Timothy Orr së bashku me një delegacion ushtarakësh të Garda Kombëtare dhe të Qeverisë së Ajovës po qëndrojnë për vizitë në vendin tonë, në kuadër të bashkëveprimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të parapara sipas marrëveshjes së partneritetit shtetëror Kosovë -Ajovë.