Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në këtë takim u bisedua për punët që është duke i bërë Prokurori i Shtetit dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve prokuroriale të dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeprokurori Lumezi ka njoftuar ambasadorin britanik për punët dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit dhe sistemi prokurorial i Kosovës në përgjithësi. Lumezi po ashtu ka njoftuar ambasadorin edhe për veprat penale kundër të drejtës së votimit, si dhe për kanosjet që kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke premtuar se do të ndjekjen dhe hetohen te gjithë ata persona që kanë rënë ndesh me ligjin gjatë procesit zgjedhor.
Ai po ashtu ka theksuar se është duke u bërë një punë e mirë nga prokurorët, mirëpo shprehi nevojën e një angazhimi më të madh nga ta në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe dukurive tjera kundërligjore, duke shtuar këtu edhe nevojën për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin sa më të mirë të dukurive të lartcekura.
Në anën tjetër, ambasadori Ruairí O’Connell e ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, duke theksuar se prokurorët duhet të tregojnë rezultate dhe profesionalizëm të lartë gjatë punës së tyre të paraparë me ligj.
Po ashtu, ambasadori O’Connell ka thënë se krimi i organizuar dhe dukuritë tjera kundërligjore duhet të luftohet fuqishëm dhe i ka premtuar kryeprokurorit Lumezi mbështetjen e vendit të tij në këtë drejtim.