Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOMF kërkon të adresohen shqetësimet e DASH-it për trafikimin e qenieve njerëzore

Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Kosova vlerësohet si vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, rikujton KOMF.

Për KOMF mbetet shumë shqetësues numri i lartë i viktimave të trafikimit të fëmijëve. Nga 36 rastet e identifikuara gjatë vitit 2016, 18 prej tyre janë fëmijë, thekson kjo organizatë përmes një njoftimi për medie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit të DASH, Qeveria e Kosovës nuk përmbush nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit, duke vazhduar të mbetet në nivelin 2.

Qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në fushat kyçe. Ajo shkurtoi fondet për strehimoret e OJQ-ve për viktima të trafikimit, thotë KOMF.

Gjykatësit shqiptuan dënime të buta ndaj trafikantëve të dënuar dhe prokurorët vazhduan t'i trajtojnë rastet e trafikimit si krime më të vogla.

Raporti rekomandon hetimin, ndjekjen, dënimin e trafikantëve dhe të zyrtarëve të përfshirë si dhe dhënien e dënimeve më të rrepta, përfshirë edhe burgosjen. Emërimin e prokurorëve dhe gjykatësve të posaçëm që do të merren me rastet e trafikimit dhe sigurimin e trajnimit të zyrtarëve për hetimin dhe ndjekjen e këtyre rasteve; Sigurimin e financimit për strehimoret e udhëhequra nga OJQ-të. Rritjen e përpjekjeve të zyrave të mirëqenies sociale në bashkëpunim me policinë, për të identifikuar dhe ndihmuar fëmijët që i nënshtrohen kërkimlëmoshës së detyruar; Standardizimin e të dhënave, krijimin e një bazë të dhënash që grumbullon statistika për trafikimin dhe dënimet e lidhura me trafikimin; Zbatimin e plotë të dispozitave për kompensimi e viktimave etj.

KOMF në vazhdimësi ka alarmuar për gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale, përfshirë gjendjen e rëndë të strehimoreve për strehimin e viktimave të trafikimit në Kosovë si pasojë e mungesës së një mekanizmi të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale. Shërbimet që janë pjesë e sektorit jo-qeveritar po ballafaqohen me sigurimin ekzistencial apo qëndrueshmërinë financiare duke rrezikuar mbylljen e shërbimeve për fëmijë.

Në situatën e rëndë në të cilën ndodhen shërbimet sociale, ku akoma nuk është krijuar plani për financim të qëndrueshëm të shërbimeve sociale nga MPMS, MEF dhe Komunat, KOMF rekomandon që të intervenohet nga të dy nivelet: qendror dhe komunal (MPMS dhe Komunat) deri në sigurimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme të financimit të shërbimeve sociale.

Si zgjidhje për problemin e financimit të shërbimeve sociale raporti rekomandon krijimin e grantit specifik për shërbime sociale.

KOMF u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin veprime konkrete për të adresuar të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga raporti i DASH.