Marrë për bazë numrin e deputetëve që kanë veç e veç subjektet politike, bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje – e cila garoi e vetme në zgjedhje me 110 kandidatë – ka arritur të marrë numrin më të madh të ulëseve.
Kjo parti ka 32 deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK e PDK kanë numër të njëjtë deputetësh, nga 23. LDK-ja, ka garuar bashkë me AKR-në dhe Alternativën, raporton Koha.net. Kjo parti ka marrë 23 nga 29 deputetë që ka koalicioni. AKR-ja, do të ketë 4 deputetë ndërsa Alternativa 2 deputetë.
Blloku që ka grumbulluar më së shumti parti rreth PDK-së, e lë këtë parti të tretën për nga numri i deputetëve. Nga 39 deputetë sa ka marrë koalicioni në tërësi, 23 deputetë do të jenë të PDK-së, 10 të AAK-së, ndërsa 6 të Nismës për Kosovën.
Kësisoj, do të ndërrojë edhe renditja e grupeve parlamentare paszgjedhore në Kuvendin e Kosovës. Nga LAA ende nuk janë dhënë sinjale të qarta nëse do të funksionojnë si një grup i vetëm parlamentar apo do të ndahen, por në aso situate AKR vetëm me Alternativën do të mund të krijonin grup të përbashkët, meqë për të themeluar Grup Parlamentar duhen së paku 6 deputetë.
Nisma ka thënë qartë se do të funksionojë e vetme, ndërsa po ashtu AAK-ja nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të mbetet me PDK-në në një Grup Parlamnetar, apo do të krijojë grup të veçantë.