Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përvojat bavareze në fushën e drejtësisë, me interes për Kosovën

Prishtinë, 29 qershor - Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur sot një delegacion të Parlamentit të Bavarisë, të cilit i printe, znj. Sylvia Stierstorfer, deputete e këtij parlamenti.

Sipas njoftimit për medie, ministrja Hoxha para parlamentarëve bavarezë theksoi angazhimin për realizimin e prioriteteve të ministrisë që drejton, si fuqizimin e sundimit të ligjit, transparencën dhe llogaridhënien. Në veçanti, ajo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit juridik dhe marrjen e përvojave pozitive në drejtësi nga vendet evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi sfida por edhe të arritura në drejtësi me rezultate të prekshme, për këtë përgëzoj edhe Gjermaninë që na kanë qëndruar pranë, për të ngritur një sistem të drejtësisë sa më efikas, të paanshëm dhe duke fuqizuar sundimin e ligjit. Gjermania ka dhënë një kontribut të madh në këtë drejtim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, duke vënë në pah përkrahjen e reformës juridike dhe prioritetin e realizimit të procesit të integrimeve.

Deputetja dhe udhëheqësja e delegacionit, znj. Sylvia Stierstorfer, theksoi se në këtë proces të ecjes përpara të drejtësisë kosovare, do të kenë mbështetjen dhe shprehu përkushtimin se do të ofrojnë ekspertizën e duhur juridike, në veçanti për Kodin Civil, që është në proces të hartimit, por edhe duke e mbështetur me projekte të ndryshme fuqizimin e sundimit të ligjit.