Kryesia e Degës së AAK-së në Pejë në takimin e zhvilluar sonte ka debatuar ndër të tjerash për çështjen e ndalimit të Kryetarit Haradinaj në Francë dhe për çështjen e Demarkacionit për të cilën po paralajmërohet dërgimi në kuvend për aprovim, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Kryesia e Degës ka konkluduar se zgjatja e pakuptueshme e ndalimit të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë me akuza të fabrikuara nga Serbia ka arritur pikën e mosdurimit. Faktet se kryetari Haradinaj dy herë ka dalë i pafajshëm për të njëjtat akuza të shpifura nga Serbia nuk po merren parasysh nga Franca e cila me zgjatjen e procedurave po sjell humbje mirëkuptimi e durimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAAK dega në Pejë vlerëson se mbajtja e Haradinaj në Francë është veprim politik që ndërlidhet me paralajmërimet për dërgim në Kuvend të Marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi e cila Komunës sonë i heqë 8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfytëzuar nga qytetarët e Rugovës, Podgurit dhe disa fshatrave të Deqanit.
Shqetësimin e tyre për Demarkacion qytetarët e Pejës dhe profesionistët e shumët e kanë treguar me protesta, peticion, me deklarimin e degëve e nëndegëve të partive politike, me paraqitjen e fakteve që janë dërguar Institucioneve të Kosovës por edhe me veprime të tjera përfshirë edhe dy Rezolutat e Kuvendit të Komunës së Pejës ku të gjitha partitë politike unanimisht kanë kundërshtuar ratifikimin e peticionit në këtë version aktual, thotë kumtesa.
Të gjitha këto Qeveria e Kosovës i ka injoruar duke prodhuar komisione e fakte të pavërteta që kinse Peja nuk po humb territor. Tendencat e tilla na kujtojnë udhëheqësit e Kosovës të vitit 1989 kur deklaronin se Kosova nuk po humb asgjë në momentin që asaj i merrej autonomia.
Dega e AAK-së në Pejë ju bën thirrje deputetëve të Kosovës e veçmas atyre nga Peja që mos të bien pre e asnjë presioni por të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë sovranitetin e Shtetit të tyre për të cilinedhe kanë mandatit si përfaqësues të popullit.
e Kosovës besojmë se kanë obligim të dëgjojnë faktet dhe banorët e asaj pjese por edhe zërin e partive politike të Pejës të cilat unanimisht përfshirë edhe partitë në pushtet që kanë votuar në Kuvendin e Komunës kundër këtij demarkacioni. Deputetët e Kosovës e veçmas ata nga Peja nuk kanë arsye të mos ju besojnë kolegëve të tyre nga Peja të cilët duke njohur faktet nuk janë pajtuar me këtë version të Demarkacionit në Kuvendin e Komunës, thotë ndër të tjera kumtesa.