Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje insiston në nisjen e negociatave për Qeverinë

Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar të nisë konsultat me koalicionin e bashkuar rreth LDK-së për krijimin e shumicës parlamentare.

Por në LDK vazhdojnë të refuzojnë mbajtjen e një takimi me krerët e VV-së, duke thënë se po presin dështimin e koalicionit fitues PDK-AAK-Nisma (PAN) për t’i nisur më pas negociatat me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si parti fituese, PAN-i ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, si dhe të provojë herën e parë krijimin e Qeverisë.

Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se nuk planifikojnë të kenë takime zyrtare për ndërtimin e koalicionit paszgjedhor me asnjë palë para marrjes së mandatit formal për formimin e Qeverisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.