Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Speciale prej javës së ardhshme e gatshme të nisë me aktakuzat e para

Gjykata Speciale për krime lufte do të jetë e gatshme për punë brenda shtatë ditësh, përfshirë edhe trajtimin e rasteve gjyqësore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Fillimi i punës së kësaj gjykate është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani thuhet se varet nga Gjykata Speciale se kur do të iniciojë aktakuzat e para, shkruan sot Koha Ditore.

Selia e Gjykatës është në Hagë të Holandës, kurse përbërja e saj është nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që, siç thuhet, “i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe ndaj kundërshtarëve politikë nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000”, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.