Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suspendohen 131 programe studimi, ndërsa akreditohen 284 sosh

Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka shqyrtuar programet që kanë aplikuar për ri-akreditim dhe për shumicën e tyre ka dhënë vlerësim pozitiv, transmeton KTV. Kësaj radhe janë shqyrtuar edhe programet e akredituara, për të parë nëse u ka lëvizur stafi dhe a kanë mbetur me më pak se 3 doktorë shkence, që është kusht për akreditim. Kështu gjithsej në institucionet publike e private janë suspenduar 131 programe.

AKA-ja njofton se aktualisht në Kosovë janë të akredituara 284 programe studimi, 194 prej tyre janë të institucioneve publike, ndërsa 90 të institucioneve private të Arsimit të Lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viteve të kaluara, shumica e programeve që nuk ishin akredituar, sipas AKA-së, i kanë kryer procedurat me sukses dhe e kanë rifituar akreditimin, siç është rasti me Fakultetin e Arteve.