Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje , i përbërë nga kryetari Visar Ymeri, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdoi sot takimet zyrtare në Bruksel.
Ata u takuan me z. Victor Boshtinaru, nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, znj. Sandra Kalniete, nënkryetare e Grupit EPP në Parlamentin Evropian dhe z. Eduard Kukan, eurodeputet, raportues për Shqipërinë dhe zëvendës raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto takime u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe themelimi i qeverisë së Republikës së Kosovës. Europarlamentarët u interesuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe uruan Vetëvendosjen për rezultatin në to.
Po ashtu fokus i diskutimit ishin edhe prioritetet qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, i përqendruar te prodhimi që krijon vende të reja të punës dhe politikat që i mbrojnë punëtorët, e zbusin pabarazinë dhe rrisin kohezionin shoqëror. Veçanërisht u theksua nevoja që të krijohen mekanizmat që e funksionalizojnë gjyqësorin e sundimin e ligjit kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën edhe një herë zotimin për procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe shprehën qëndrimin tashmë të njohur për bashkëpunimin rajonal, si dhe atë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.