Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të kërkim-shpëtimit dhe operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës , Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkimet ishin ndërprerë mbrëmë dhe kanë filluar sot në mëngjes për të vazhduar deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndodhet në thellësi të lumit.