Qendra për Studime Euroatlantike ka shprehur shqetësimin e thellë me rastin e propozimit të mandatares Ana Brnabiq që Aleksandar Vulin të jetë ministër i Mbrojtjesc i Serbisë.
Kjo Qendër në kumtesën e saj rreth këtij rasti thekson se Vulin që nga viti 2012, kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, e deri më tash “me deklaratat dhe veprimet e tij vetëm sa ka kontribuuar në përkeqësimin e praktikës demokratike në Serbi dhe marrëdhëniet me fqinjët në rajon”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra thekson se Vulin ka mohuar gjenocidin në Bosnje dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe retorika e tij për Bosnjën, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë paraqesin vazhdim të retorikës së Sllobodan Millosheviqit.
Sipas kësaj qendre, mungesa e kontrollit demokratik mbi sistemin e mbrojtjes dhe emërimi i Vulin për ministër të Mbrojtjes nga njëra anë, derisa gjenerali Lubisha Dikoviq është shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nga ana tjetër, paraqesin kërcënim të sigurisë për Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta edhe më gjerë.
Në kumtesë vlerësohet se ndërrimi i Dikoviqit dhe mos emërimi i Vulinit për ministër të Mbrojtjes, do të ndikonin që Serbia dhe rajoni të jenë më stabil.