Në Serbi ka humbur besimi se opozita mund të luajë rolin e vet. Andaj edhe sot duket se nuk ekziston një e tillë.
Kjo, sipas Natasha Kandiq, aktiviste për të drejtat e njeriut, vjen si pasojë e një opozite serbe e cila “nuk ka më aq shumë impuls të ri politik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo në një intervistë për Rubikon të KTV-së sheh shumë më shumë shpresë te lëvizjet politike duke ju referuar votimit të Sasha Jankoviqit e që sipas saj nuk ka as parti politike e as infrastrukturë të fuqishme.
“Por tani edhe nga protestat në Serbi kuptuam se njerëzit nuk duan të kenë punë me opozitë e pushtet por duan të kenë rezistencë, sepse në opozitë nuk shohin dikë që mund të ndihmojë në artikulimin e ideve të tyre dhe më shumë pëlqejnë të ecin vet me disa kërkesa edhe pse disa janë të njëjta me opozitën por s’duan të lidhen”, ka thënë ajo.
“Është dëshmuar që këto organizime në kriza të mëdha duhen raporte të reja të angazhimit politik dhe do të shohim nëse opozita do të mund të artikulohet si demokratike, ose edhe kjo që ekziston në Serbi e që është vetëm Partia Demokratike si pushte i dikurshëm në opozitë është parti e parë por pa ndikim, jo vetëm në parlament por edhe në botën qytetare nuk është ndonjë kandidat për të fituar vota”.