Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa ka ngecje në realizimin e projekteve nga Ministria e Infrastrukturës

Për 56 milionë euro iu rrit buxheti Ministrisë së Infrastrukturës për shkak të projektit rrugor, konkretisht 50 milionë, u dedikuan për projektin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, raporton KTV.

Pavarësisht rritjes, vetëm 89% e buxhetit u shpenzua. Kjo ministri vlerësohet të ketë ngecje në realizimin e projekteve si pasojë e dobësive në planifikim dhe menaxhim të projekteve dhe kontrolleve të dobëta buxhetore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

59 projekte në vlerë totale 5 milionë e 197 mijë euro, nga të cilat 55 të reja dhe katër vazhdim nga vitet paraprake, nuk kishin fare realizim, respektivisht përparim financiar.

36 projekte, nga të cilat 15 të reja dhe 21 vazhdim nga vitet paraprake, kishin tejkaluar parashikimet e fondeve në buxhetin e rishikuar në vlerë 23 milionë e 979 mijë euro.

Tetë projekte në vlerë totale 19 milionë 558 mijë 8 euro, nga të cilat katër të reja dhe katër vazhdim u realizuan në nivel më të ulët se 40% krahasuar me planifikimin buxhetor.

Kjo, sipas Auditorit, rezulton në mosarritjen e objektivave vjetore dhe strategjike të ministrisë dhe shkurtime potenciale të fondeve për periudhat e ardhshme.

Ministria e Infrastrukturës nuk diti të realizojë si duhet buxhetin për investime kapitale, suficiti buxhetor i kësaj kategorie në fund të vitit ishte 25 milionë e 192 mijë euro, përderisa në anën tjetër obligimet e papaguara për investime kapitale ishin 15 milionë e 289 mijë euro.