Ka vazhduar bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion i mundësuar prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisja intrauterine Levonorgestrel shërben për planifikim familjar dhe është e përshtatshme për të gjitha gratë, përfshirë edhe ato që janë në gjidhënie.