Në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë sot hapja solemne e fillimit të zbatimit të programit të trajnimit për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike.
Hapjen e Trajnimit e bëri Dr.Milazim Gjocaj, koordinator i këtij trajnimi dhe përfaqësues i MSh-së. Ndër të tjera në hapje ai falënderoi përfaqësuesit e “Colombo Plan – Drug Advisory Program”, zonjën Veronica G. Filipe, për mbështetjen dhe kontributin e saj, konsullin e Republikës se Kosovës në Nju Jork të SHBA-ve, Fatmir Zajmin, për angazhimin e tij që kjo ngjarje sot të ndodhë, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të trajnimit. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit përkushtim dhe angazhim maksimal në realizimin me sukses të këtij trajnimi nga ku edhe në Kosove do të dalin trajner ndërkombëtar në këtë fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonja Veronica G. Filipe, falënderoi të gjithë të angazhuarit për organizmin e mirë dhe efikas të trajnimit, si dhe bëri prezantimin e trajnimit dhe rëndësinë e tij.
Në fjalën e tij konsulli i Republikës se Kosovës në Nju Jork të ShBA-ve, Fatmir Zajmi tha se angazhimi njëvjeçar për inkuadrimin e RKS në projektin voluminoz për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike, është përmbyllur me sukses.
Trajnimi (kursi i parë në Prishtinë) i filluar sot, më 27 qershor 2017, dhe do te zgjasë dy javë.
e Kosovës në këtë program ndërkombëtar, në të cilin janë të anëtarësuara edhe 47 shtete tjera, e që realizohet në partneritet me SHBA, dhe agjensionet e OKB-se WHO dhe UNODC është në frymën e agjendës se MPJ për anëtarësimin e RKS në organizatat ndërkombëtare si dhe programet dhe proceset e mirëfillta globale dhe shembull konkret i bashkëpunimit te diplomacisë sonë me institucionet relevante te SHBA dhe të RKS.
Nga inkuadrimi i RKS në këtë program përveç se do të mundësohet ngritja e kapaciteteve të institucioneve relevante të RKS, konkretisht të Ministrisë së Shëndetësisë, në parandalimin dhe trajtimin e problemit të përdorimit të drogave në RKS, në program mund të kyçen dhe të përfitojnë edhe Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve te Brendshme, si dhe OJQ të specializuara të RKS.
Programi ndër të tjera do të mundëson:
Certifikimin e ekspertëve kosovarë në nivel nacional dhe ndërkombëtare (në cilësi të instruktorëve të Agjensioneve përkatëse të OKB);
Nënshkrim të marrëveshjeve relevante të reja bilaterale me SHBA, etj. dhe hap mundësi për inkuadrimin e RKS në organizata ndërkombëtare të OKB si UNODC dhe WHO me ç’rast do të shtohet relevanca e RKS në arenën ndërkombëtare;
Te gjitha institucionet e RKS pjesëmarrëse në këtë program do të furnizohen (pa pagesë) me material-literaturë të vlefshme profesionale në fushë veprimtaritë e tyre respektive.
Në fund të kësaj ceremonie u nënshkrua një Marrëveshje e mirëkuptimit nga Dr Milazim Gjocaj, në emër të MSh-së dhe Veronica G. Filipe në emër të “Colombo Plan – Drug Advisory Program”, lidhur me ecurinë e këtij trajnimi.
Trajnimi do të zgjasë deri më 6 korrik, ndërsa janë duke u trajnuar 18 profesionistë.
Ky aktivitet sponsorohet nga Misioni i SHBA në OKB dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, Divizioni i Drejtësisë Penale (Criminal Justice Divizion) në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (World Health Organisation - WHO) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (United Nations Office on Drugsand Crime -UNODC).