Kur ende nuk ka dalë publikisht për të dhënë një qëndrim për zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku, sipas oranews, ka zhvilluar një takim që ka zgjatur 45 minuta.
Takimi është mbajtur larg syrit të mediave. Mësohet se Berisha dhe Basha kanë diskutuar për zgjedhjet dhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike pas 2 qershorit, ku mori vetëm 43 deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar procesin zgjedhor, ndërkohë pritet që kryetari i Partisë Demokratike të ketë një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, por ende nuk është vendosur orari.