Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shpreson që votat e diasporës dhe ato me kusht do të rrisin më shumë fitoren e Vetëvendosjes e cila kandidoi e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka thënë se pret që votat e diasporës dhe ato me kusht t'ia sigurojë edhe deputetin e 32-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër sa i përket koalicionit PAN, Sejdiu ka thënë se nuk beson që do korrin fitore, aq më pak në këto zgjedhje.
“Jam i sigurt që as LAA e as minoritetet nuk do t’i bashkohen PAN-ikut”, ka thënë Sejdiu.
Pavarësisht se PAN thotë që i kanë numrat e nevojshëm, Sejdiu ka thënë se e bëjnë me qëllim të krijojnë presion tek akterët tjerë.
“Mendoj që duhet të presim për dështimin e tyre, askush nuk do t’ju bashkohet”, ka thënë Sejdiu.