Mijëra euro, të cilat Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM)i ka dhënë nga kategoria e subvencioneve, nuk janë arsyetuar nga përfituesit.
Ndërkohë që mbi dy milionë euro shpenzime për disa projekte të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, po ashtu të ndara nga ZKM-ja, kanë qenë para që janë buxhetuar e paguar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto janë dy nga shumë parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka identifikuar në raportin e auditimit për ZKM-në për vitin 2016. Këso parregullsish në shpenzimin e buxhetit në Zyrën e Kryeministrit, Auditori ka evidentuar edhe në raportin e vitit 2011, por ato nuk janë adresuar nga ZKM-ja.
Rreth gjetjeve për vitin 2016, as zyra për media e ZKM-së e as zëdhënësit e Qeverisë në largim, Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës që nga e premtja e javës së kaluar.
E në raportin e Auditorit thuhet se menaxhmenti i ZKM-së është pajtuar me gjetjet e auditorit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.