Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA i vlerëson si efikase dhe paqësore zgjedhjet në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës uruan sot qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në një deklaratë për shtyp të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, theksohet se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të qendrave të votimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre. Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit dhe presioni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime”, nënvizohet në deklaratë.

Në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve theksohet se edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.