Fermeri Besim Sahiti nga fshati Nadakovc i Komunës së Vushtrrisë mbolli hapësirë të madhe të tokës me varietete bujqësore. Por, nga vërshimet e shumta që ndodhën vitin e kaluar, thuajse i gjithë mundi i shkoi huq, raporton KTV.
Trokiti në shumë institucione për të kërkuar ndihmë në mbulimin e këtyre dëmeve, por deri më tani atij nuk i doli askush në ndihmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë dhe me aprovim të qeverisë, fermerëve iu kompensua 25% e dëmit të shkaktuar. Por, në mungesë të një fondi të veçantë, qeveria paratë ua alokoi komunave.
Mirëpo, një pjesë e mjeteve të dedikuara për fermerët shkuan për investime tjera komunale.
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë të kenë marrë numër të madh të ankesave të bujqve në lidhje me këtë problem.
Pasi vendimi është marrë nga ekzekutivi, kjo ministri kërkoi po nga ky institucion që të ndërmarrë veprime te komunat në lidhje me këtë çështje. I njëjti ka bërë të ditur se kjo ministri është duke punuar në një mënyrë tjetër se si do t’i ndihmojë fermerët në raste që dëmtohen nga ndryshimet e motit.
Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje për këtë çështje nga zyra e kryeministrit, por zyrtarë të saj kanë thënë se për këtë problem është e autorizuar të flasë vetëm Ministria e Bujqësisë.
Vlera e dëmeve në 21 komuna ishte mbi 1 milion euro.