Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vëzhguesit Vendorë thonë se në përgjithësi zgjedhjet në Shqipëri shkuan mbarë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka vlerësuar se në tërësi, dita e zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri pati një ecuri pozitive të të gjithë procesit, pavarësisht incidenteve të vogla të vërejtura.

Sipas këtij koalicioni, trupa e administrimit zgjedhor, në përgjithësi, pati një sjellje të kënaqshme kundrejt respektimit të dispozitave ligjore dhe respektimit të të drejtave të votuesve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qasja proaktive e institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit në adresimin dhe ndjekjen e çështjeve të korrupsionit zgjedhor është një zhvillim shumë pozitiv, i cili rezultoi në organikë me sjelljen institucionale dhe frymën e vërejtur përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, si pasojë edhe e marrëveshjes së 18 majit, pavarësisht problematikave që e kanë shoqëruar atë. Mbetet shumë e rëndësishme që kjo qasje proaktive të demonstrohet me të njëjtin vullnet dhe forcë edhe në vijim, pas mbarimit të procesit zgjedhor, duke i çuar deri në fund organeve të drejtësisë të gjitha çështjet apo rastet e evidentuara, por duke u kujdesur që çdo qasje apo veprim të jetë në respektim dhe zbatim të plotë të ligjit në mënyrë që këto çështje dhe kjo qasje mos të përfundojë si propagande e radhës, e duke riafirmuar edhe njëherë pamundësisë e dhënies së drejtësisë nga organet e zbatimit të ligjit.

Vetëm në këtë mënyrë, një qasje e tillë do të evidentohej si një standard i ri e i pakthyeshëm që do të afektonte ndjeshëm dhe në mënyrë pozitive përballjen me problematikat dhe sfidat aktuale të demokracisë shqiptare, thuhet në komunikatën e koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Sipas koalicionit, partitë politike treguan se maturia, vizioni dhe dalja përtej interesave të ngushta të tyre mbetet një sfidë jo aq e paarritshme dhe e pamundur për to, si organizmat të cilat kanë marrë përsipër përmbushjen e aspiratave demokratike të popullit shqiptar.

“Është e rëndësishme që problematikat e vërejtura, që mund të kenë prekur interesat e tyre, të shtrohen në rrugën e duhur institucionale e ligjore, duke investuar me seriozitet të plotë edhe në investimin e duhur të organeve të drejtësisë zgjedhore. Qytetarët shqiptarë megjithëse të paket në numër në krahasim me proceset e mëparshme zgjedhore, treguan edhe një here qetësi, e kulturë të lartë qytetare duke treguar se aspiratë e larta demokratike e europiane janë një qëllim i palëkundur i tyre, pavarësisht propagandës apo garës elektorale të radhës. Pjesëmarrja e ulët e tyre duhet të shihet si një mesazh i fortë ndaj klasës politike dhe të gjitha institucioneve të zbatimit të ligjit dhe respektimit të interesave, lirive dhe të drejtave të tyre”, thuhet në komunikatë.