Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK-u dërgon në bregdetin shqiptar anëtarë me çmime të zbritura

SBASHK-u thotë se ka shënuar arritje të konsiderueshme në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në tërë sektorin e arsimit, qoftë përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale, qoftë përmes grevave apo edhe dërgimit të çështjeve në gjykatat gjegjëse.

Siç bën të ditur kjo sindikatë, një përkushtim i lartë është treguar edhe në krijimin e shërbimeve shtesë për të 22.000 anëtarët e vet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu SBASHK-u ka nënshkruar 118 marrëveshje për zbritje çmimesh për anëtarësinë me bizneset dhe institucionet shëndetësore e rekreative private , ka organizuar dhjetëra trajnime për dialogun social e po ashtu po vazhdon edhe me traditën e mirë për të dërguar një numër të konsiderueshëm, gjegjësisht 420 anëtarë nga e tërë Kosova për pushime 5 ditore në bregdetin shqiptar, transmeton kp.

“Me qëllim të organizimit sa më të mirë këtë verë pushimet i kemi filluar me 348 pushues , kurse 72 të tjerë do të na bashkëngjiten të mërkurën. Qëndrimi i tyre në buzëdet është një traditë që po vazhdon dhe sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për rekreacion të SBASHK-ut. Ky aktivitet tradicional është njëri prej angazhimeve të shërbimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe premtojnë se do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera.

Komisioni për përgatitjen e pushimeve ka kryer me përpikëri detyrën dhe besoj se edhe këtë vit pushuesit do të kthehen me përshtypje të shkëlqyera , ashtu si kolegët e tyre në vitet e kaluara. Në pushime anëtarët e SBASHK-ut nga e tërë Kosova dhe këtë kohë do ta shfrytëzojnë për pushim të merituar pas angazhimeve të mëdha në procesin mësimor , por edhe do të kemi takime për të bashkëbiseduar për çështje sindikale dhe për arsimin në tërësi”, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ndodhet bashkë me pushuesit .

Këta pushues janë të zgjedhur nga shoqatat sindikale të institucioneve të Arsimit Parauniversitar nga gjithë Komunat e Kosovës dhe nga njësitë akademike të Universiteteve publike të Kosovës. Pushimi 5 ditor për ta sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për rekreacion të SBASHK-ut.