Edhe pse në marsin e vitit që shkojë është vënë gur themeli i Spitalit të Pediatrisë, aty ende nuk kanë filluar punët e ndërtimit. Spitali që është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk pritet të përfundojë edhe për dy vitet e ardhshme.
Fillimi i ndërtimit merret vesh që vonoi në pjesën e parë të punës, e që ka qenë pastrimi i terrenit ku do të bëhet ndërtimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo vonesë e përgatitjes së terrenit ka ardhur për shkak të ankesave që kanë bërë kompanitë pjesëmarrëse në tenderin për pastrimin e terrenit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha për kp se ka pasur disa shtyrje të nisjes së ndërtimit për shkak të ankesave që kanë bërë kompanitë pjesëmarrëse në tender për pastrimin e terrenit.
“Momentalisht sa i përket projektit të ndërtimit të spitalit pediatrik kirurgjik që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe është ka kryhet faza e dislokimit të sistemit të ngrohjes, së sistemit të rrymës, ujit, kanalizimit dhe të çështjeve të tjera në hapësirën ku parashihet të ndërtohet ky spital. Ka pasur disa shtyrje në fillimin e këtyre punimeve për shkak se kompanitë që kanë marrë pjesë në tenderin për ta bërë pastrimin e kësaj hapësire kanë ushtruar kohë pas kohe ankesa ndaj fituesit”, tha ai.
Kompania e kontraktuar për pastrim të terrenit ka një afat kohor prej 60 ditë pune që të përfundojë gjithë fazën e parë të pastrimit të terrenit, e kompania sipas Hotit ka filluar punën tash e dy muaj. Ai tha se duhet pasur parasysh që në ditët kur ka pasur kushte të papërshtatshme atmosferike nuk është punuar.
Ndërtimi përfundimtar i këtij spitali, sipas Hotit, nuk pritet të ndodhë edhe për dy vitet e ardhshme.
Sadik Llullaku, kirurg i fëmijëve dhe anëtar i bordit të SHSKUK-së, tha se tani janë duke u bërë përgatitjet për të filluar ndërtimi i spitalit të pediatrisë.
Ai tha se nuk është i informuar lidhur me vonesat që janë bërë për fillim të ndërtimit. Në ndërkohë që ndërtimin e këtij spitali e sheh si shumë të rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve.