Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet të marrë masa disiplinore ndaj anëtarit të Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, Agron Luta, i cili kishte përfaqësuar AKP-n në këtë komision, raporton KTV.
Sipas drejtuesve të AKP-së, Luta nuk ka pasur autorizim paraprak që të deklarohet për publikun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeshefi ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ka thënë se Luta i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civilë dhe rregullores së punës së AKP-së, ai nuk ka pasur të drejtë të japë qëndrim për publikun pa miratim paraprak të eprorëve të tij.
Hajdari sqaron se këto masa nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e deklaratës apo qëndrimin e Lutës. Nuk është caktuar ende ndonjë datë se kur do të mblidhet ky komision, pasi sipas Hajdarit, në këtë çështje nuk ka ndonjë gjë urgjente.
I kontaktuar nga TV Arta, Agron Luta nuk ka dashur të japë një qëndrim në lidhje me këtë.
Më datën 21 të këtij muaji, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës kishte prezantuar draft-raportin, në të cilin dy pikat kontestuese, Çakorri e Bjelluha, thuhej se janë pjesë e Malit të Zi.
Pas dorëheqjes së gjeografit Fitim Humolli, edhe Agron Luta dhe Faruk Bojaxhiu kanë kundërshtuar punën e komisionit dhe nuk e kishin nënshkruar raportin final, pasi nuk iu ishin marrë parasysh vërejtjet e sugjerimet që kishin.