Prokurori Abdurrahim Islami dhe avokati Tomë Gashi miqësisht u përshëndetën para se të fillonte seanca, por prokurorit Islami i pengonte prezenca e Gashit aty, raporton KTV.
Kjo për faktin se Gashi kishte mbrojtur Petrit Ademin, njërin prej të dyshuarve të arrestuar bashkë me aktivistët tjerë, i liruar më pas në mungesë provash. Por, kjo nuk ishte problem për gjykatësin Beqir Kalludra, që i dha fjalën prokurorit Islami për të lexuar aktakuzën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca u tensionua në momentin kur të akuzuarit kishin për t’u deklaruar për fajësinë dhe në një moment gjyqtari Kalludra dha urdhër për përjashtimin e Frashër Krasniqit nga salla.
Pavarësisht se policët e pranishëm u nisën ta largonin nga salla Krasniqin, gjyqtari më pas ia lejoi fjalën atij.
akuzuarit tjerë u deklaruan të pafajshëm, ndërsa avokatët mbrojtës shfrytëzuan rastin të kërkojnë zbutjen e masës ndaj klientëve të tyre, duke përmendur politizimin e rastit si një prej arsyeve. Kërkesa e tyre u hodh poshtë nga gjyqtari Kalludra. Lidhur me këtë seancë, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, që mbajtjen në arrest shtëpiak për aktivistët e akuzuar e ka lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe duke e quajtur procesin si të montuar politikisht.