Besian Mustafa është drejtor i përgjithshëm Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, agjenci qeveritare kjo që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Së fundi, ai ishte në një udhëtim jashtë vendit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKthimin nga Danimarka në Kosovë, ai e ka bërë me biznes klasë, ku bileta kushton mbi 600 euro.
Këtë e dëshmon fotografia që ai ka postuar në Facebook.
I kontaktuar nga televizioni, Besian Mustafa, nuk e ka treguar çmimin e paguar për këtë biletë, duke shtuar se nuk e ka paguar vetë.
Sipas tij, bileta është paguar nga Fondi Evropian për Investime.
Përmes një përgjigjeje elektronike, ai ka thënë se faqja e tij në Facebook, nuk është zyrtare por tërësisht private, duke arsyetuar kështu postimin e biletës në profilin e tij, të cilën pas interesimit të KTV-së, ai e ka fshirë.
“Bileta është paguar tërësisht nga Fondi Evropian i Investimeve. Edhe përkundër faktit që bileta është paguar nga Fondi Evropian për Investime, ajo fillimisht nuk ka qenë Business class por, pasi që fluturimi Kopenhagë – Prishtinë ka qenë i stërshitur, aviokompania SAS, në mungesë të ulëseve të lira, ka ndarë këtë ulëse”, ka thënë ai.
Besian Mustafa ka dy vjet që është në krye të KIESA-s. Emërimi i tij në këtë pozitë u morë nga kabineti i Qeverisë së Isa Mustafës.