Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar për motin që do të mbajë mbi vendin në pesë ditët e ardhshme, transmeton Koha.net.
Masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane do të jenë prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën do të ketë vranësira të pjesshme por të dendura të cilat vende –vende do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta të shoqëruara me rrufe, por që temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet normale me ngritje të lehta.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.