Qindra qytetarë të besimit musliman kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava i ka uruar Fitër Bajramin gjithë qytetarët të besimit musliman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërnava ka kërkuar nga të gjithë që të largohen nga çdo punë e ligë dhe të shtinë dorën e pajtimit dhe bashkërisht të përkujdesën ndaj të varfërve, transmeton KosovaPress.
Ai ka thënë se dashakeqët që duke përdorë strategjitë të ndryshme arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në fenë e pastër mbollën paqartësi e urrejtje në mes besimtarëve, duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar pastërtinë islame me teza joreale.
“Çdo kush që tenton t’i shtrembërojë ato, duket ta ndrisim zërin dhe t’i themi se islami është i pastër. Edhe sot nga ky vend i shenjët i themi të gjithëve se një rrugë të vetme ka, e ajo është rruga e paqes dhe dashurisë. Askush nuk ka mundësi të bëjë dashurinë ndaj Allahut në ndonjë rrugë tjetër”, tha ai.
Tërnava ka apeluar te të gjithë përfaqësuesit politik që të lënë anash interesat personale e partiake dhe të angazhohen seriozisht në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit e popullit, sepse para vetës kemi shumë sfida dhe punë.