Diellin përvëlues e duronte mbi kokë Reshid Krasniqi, derisa këtë të mërkurë në mesditë bënte ca ndërhyrje në shkallët e jashtme të shtëpisë së tij, afër Xhamisë së Llapit në kryeqytet. Ndërhyrje në një çarje fare të vogël, por që s’donte ta shihte për festën e Fiter Bajramit.
Reshidi, një burrë i shtyrë në moshë, ishte agjërueshëm këtë ditë përvëluese vere. Kishte agjëruar edhe ditët e tjera të muajit të shenjtë të myslimanëve. Dhe, përjashtuar fëmijërinë, gjatë jetës së tij mban mend vetëm dy vite kur nuk e ka mbajtur Ramazanin – ato gjatë së cilave ka vuajtur burg në Serbi, shkaku i veprimtarisë politike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë bisedës me të, këtij 83-vjeçari tri herë i dalin lotët nga sytë e futur thellë në kafkë.
“Unë ende qaj, kur më kujtohet”, thotë Reshidi, tek i dridhet zëri dhe pas një pauze nxjerr dy pika loti. “Para do vjetëve, vjen një fukara këtu. Thotë: E kemi hangër drekën e Bajramit me një supë. I ngrati, s’kish pasë çka të shtronte tjetër. Thashë: Allah-Allah, a është e mundur kjo? Kaq shumë njerëz dorështrëngutë ka që nuk ndihmojnë!”.
“Përpara e kemi ruajtur zekatin që ta japim në Ramazan, në mënyrë që ta kenë më të lehtë në këtë muaj edhe të varfrit. Zekati është obligim për myslimanët dhe mund të jepet kurdo gjatë vitit, por ne e kemi ruajtur për muajin e shejtë. Ndërsa vitri u jepet të varfërve para Bajramit”, shton ai. “Edhe njerëzit që kanë pasë konflikte, ngatërresa e konteste mes vete i kanë falur për Bajram” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.