Policia e Kosovës, sot, me 28 shkurt 2017, ka pas një takim me drejtorin e arsimit ne Gjilan, KFOR in Amerikan, si dhe përfaqësues te ICITAP-it, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.
Takimi u realizua ne lokalet e drejtoratit të arsimit në Gjilan, ku drejtori i Arsimit Shqipe Kastrati ka lavdëruar policin e Kosovës për bashkëpunimin korrekt dhe punën që po bën PK-ja për krijimin e një ambienti të sigurt rreth shkollave ku numri i incidenteve është në rënie dhe dukshëm ma i vogël se në të kaluarën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreshtere Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës është zotuar se këtë vit do te shtohen aktivitetet ne drejtim te bashkëpunimit me drejtoret e shkollave, po ashtu strategjia "Policia ne Bashkësi" do të jetë në fokus tê implementimit, dhe objektiv policore do të jetë “Krijimit i sigurisë nëpër shkolla të të gjitha niveleve” dhe i krijimit te afrisë dhe rritja e besueshmërisë se punëve policore ne ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në fund pjesëtarët e KFOR-it amerikanë kanë shpërndarë mirënjohje për Policinë e Kosovës në shenjë falënderimi për bashkëpunim nga ana e policisë së Kosovës dhe për kontributin që po jep në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të sigurte për të gjithë.