Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti sot për herë të parë në Kosovë “Panairin e Vullnetarëve” në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë, njofton kumtesa nga IDZH, transmeton Koha.net.
Panairi u mbajt në Teatrin ODA, ku rreth 40 organizatat pjesëmarrëse promovuan mundësitë e vullnetarizmit si dhe patën mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinj dhe te reja. Këtë panair e vizituan mbi 400 të rinj prej të cilëve mbi 200 u regjistruan në organizata të ndryshme për të qenë pjesë në punë vullnetare në komunitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatat pjesëmarrëse si Termokiss, Career Development Center në Universitetin e Prishtinës, The Ideas Partnership, GAIA, YMCA, Syri i Vizionit, Childproof, Young Active Gračanica, IPEDU, Global Shapers Prishtina, Center for Social and Cultural Development – KAND, Education Comes First, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE, PRAM, Engineers ëithout Borders, Center for Education and Development “The Future”, Perspektiva Pro Evropiane “PPE”, Kuvendi i të Rinjëve të Prizrenit, Center for Education and Training Prizren, OJQ Dita, Development Society Progress, OJQ Zana, MC Hammers, Centar for Tolerance and Integration Peč, TOKA, theksuan rëndësinë që pati ky panair si e cekën ata “ mundësinë që të takohen me organizata tjera me bazë vullnetare, promovimin e punës së tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit”.