Instituti për studime në Edukim, EdGuard ka vëzhguar me kujdes rrjedhën e mbajtës së testit të maturës 2017, në të dy datat e mbajtura, njofton kumtesa nga EdGuard, transmeton Koha.net.
Kumtesa thotë se testimi ka përfunduar me sukses, mirëpo me mangësi të theksuara në administrim. Komunikimi mes nxënësve gjatë testimit, përdorimi i pajisjeve komunikuese, shpërndarja e testit online, dhe shkëmbimi i përgjigjeve nga jashtë, paraqesin disa nga parregullsitë të evidentuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër që ka pasur shkelje të rregullave të testit nga nxënësit, të njëjtit kanë ngelur të pandëshkuar për veprimet e tyre. Të pyetur për rrjedhën e testimit, nxënësit kanë etiketuar rigorozitetin jo të barabartë të administruesve në klasa. Ky shqetësim, si i tillë, vlerësojmë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e testimit, thotë kumtesa .
Në përgjithësi, nxënësit janë shprehur te kënaqshëm me pyetjet e parashtruara, mirëpo një numër shumë i vogël i tyre në të vërtetë janë deklaruar të përqendruar në përgjigjet e parashtruara, që në masë të madhe është indikator i tendencës për kopjime në testim.
Për shkak të administrim jo të mirëfilltë Instituti EdGuard vlerëson që mangësi të tilla cenojnë validetin dhe besueshmërinë e testimit. Implikimi i dështimit në administrim të testit të maturës është më i gjerë sesa perceptimi momental që kemi për të. Një testim i tillë, në formatin aktual, është pikë nisja e një hallke të mangësive të thella në arsimin e lartë në vend.